Spanja nis procedurat ligjore ndaj Gjermanisë për dëmin ekonomik
Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 21:45
Autoritetet Shëndetësore në Gjermani deklaruan se infeksioni E-Coli nuk është shkaktuar nga perimet e importuara nga Spanja. Pas kësaj deklarate, kryeministri i Spanjës, Alfredo Perez Rubalkaba tha se do të nisin masat legale ndaj autoriteteve gjermane për dëmin që i është shkaktuar Spanjës.
Fermerët spanjoll pas hipotezave të hedhura për cilësin e produkteve të tyre, kanë shkatërruar të gjitha prodhimet. Si pasojë e kësaj, një pjesë e fermerëve mund të falimentojnë.
Infeksioni E- coli deri tani ka shkaktuar 16 të vdekur dhe numri i të sëmurëve ka arritur në 470. Pjesa më e madhe e të prekurve gjenden në Gjermaninë veriore. Shitësit në Gjermani kanë bojkotuar dhe prodhimet vegjetale të vendit.