E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënohet Ambasada suedeze

Pas dëbimit të ambasadorit dhe diplomatëve suedezë javën e kaluar, Ambasada e Suedisë në Minsk ka pranuar një kërcënim kundër shtetasve suedezë në Bjellorusi.

Ministria e Jashtme e Suedisë ka njoftuar të hënën se ka marrë një kërcënim, i cili ka për shënjestër të gjithë suedezët që ende jetojnë ose qëndrojnë në Bjellorusi.

“Për shkak të ngjarjeve të fundit, përfshirë këtu edhe dëbimin e ambasadorit të Suedisë nga Bjellorusia, është shfaqur një shqetësim serioz që suedezët të jenë vigjilentë dhe të kenë kujdes kur të udhëtojnë apo qëndrojnë në Bjellorusi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Suedisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›