Vdes regjisori i fabrikës së çokollatës

Familjarët e tij thanë se ai vdiq në shtëpinë në Beverly Hills si pasojë e vuajtjeve nga kanceri.
Stuart e filloi karrierën e tij kryesisht duke xhiruar dokumentare. Adaptimi i vitit 1971 i librit të shkrimtarit Roald Dahl ishte filmi i dytë e tij.
Ai ishte i nominuar për Oscar në vitin 1965 për dokumentarin e tij, ‘Four Days in November’, që flet rreth vrasjes së John F Kennedy.
Sipas websajtit të tij, Stuart ka bërë më shumë se 180 filma.
Megjithatë, ai është më së shumti i njohur me filmin ‘Willy Wonka and the Chocolate Factory’, ku luan aktori Gene Wilder.
Ai e filloi mjuziklin ambicioz fantastik pasi vajza e tij 11-vjeçare kërkoi nga ai të bëjë një film nga libri i saj i parapëlqyer.
Julie Dawn Cole, e cila në film ka luajtur rolin e Veruca Salt, tha për BBC se ka ‘kujtime të dashura’ nga puna me Stuart-in.
“Ai gjithmonë thoshte se nuk i donte fëmijët dhe se filmin e ka bërë për të rriturit, ndërsa shpresonte se fëmijët do ta pëlqejnë”, tha ajo.
Stuart është trashëguar nga gruaja e tij, Roberta dhe tre fëmijët e tyre.