E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Matteo favorizon Cityn

Roberto Di Matteo mendon se Manchester City është favorit për të fituar titullin në Premierligë këtë sezon kurse Chelsea synon të ngushtojë disavantazhin ndaj kampionit në fuqi. City, sezonin e shkuar në bazë të golaverazhit më të mirë e fitoi dyluftimin me rivalin lokal Manchester United duke rrëmbyer titullin e kampionit në Premierligë.

Kurse, filloi edicionin e ri duke mposhtur Chelsean 3-2 në Community Shield të dielën. Pas fitores në Villa Park, City zyrtarizoi përforcimin e parë të këtij afati kalimtar të verës duke angazhuar Jack Rodwellin nga Everton. Di Matteo pret që bashkëkombësi i tij Roberto Mancini të bëjë përforcime të tjera para mbylljes së afatit kalimtar.

Di Matteo i cili mori drejtimin e gjigantit londinez në mars ka qenë mjaft i zënë duke sjell përforcime në Stamford Bridge në synim të përmirësojë pozitën e gjashtë nga edicioni i shkuar. “Ata janë kampion, ne duhet të kompensojmë 25 pikë nga sezoni i kaluar. Ata janë favorit, nuk ka dyshime rreth kësaj”, deklaroi Di Matteo për Sky Sports News.

“Edhe Manchester United do të jetë në ndjekje të Cityt, ata kanë ekip të fuqishëm. Jam i sigurt se ata do të bëjnë përforcime të tjera edhe pse kanë skuadër shumë të mirë”, theksoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›