Edhe dy demonstrues të dhunshëm në pranga
Edhe dy persona të tjerë u arrestuan nga policia e Tiranës në lidhje me demonstratën e 21 janarit, ku u shënuan viktima dhe të plagosur.
Herët në mëngjes u arrestua shtetasi Behar Hasan Muja, 44-vjeç, banues në Kukës.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë në bazë të urdhrit të prokurorit datë 26.01.2011, sepse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka goditur në mënyrë sistematike me sende të forta punonjësit e policisë. Gjithashtu, mbrëmë u arrestua shtetasi Brahim Taip Elezaj, 55-vjeç, banues në Levan, Fier.
Në bazë të urdhrit të prokurorit date. 26.01.2011, ky shtetas më datë 21.01.2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka goditur në mënyrë sistematike me sende të forta punonjësit e policisë. /Start/
28 Janar 2011