E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhitë dhe bora “mbërthejnë” lindjen e Shqipërisë



Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të zonave verilindore dhe juglindore të vendit.
Në Qarkun e Kukësit reshjet e borës nuk bien me intensitet të madh, por akulli ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Me vështirësi qarkullohet në akset Morin- Kukës – Tunel, Kukës- Qafë–Shllak, Kukës-Shishtavec deri në afërsi të Topojanit dhe Kolosjan–Dajreç, të cilat po mbahen të hapura nga ndërmarrja e rrugëve.

Ndërkohë në qarkun e Kukësit mbeten të izoluara komunat e Arrnit, Zapodit, Bushtricës dhe Kalisit në rrethin e Kukësit dhe komuna e Lekbibajt në rrethin e Tropojës. Situatë e vështirë paraqitet edhe në Bulqizë, teksa reshjet e borës po bien me intensitet.

28 Janar 2011

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›