E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heidi Klum dizajnon stoli

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 20:07

Supermodelja Heidi Klum ka lansuar linjën e re të stolive, kësaj radhe për kompaninë QVC, ndërsa koleksioni do të ketë emrin “Wildlife by Heidi Klum”.

Kur supermodelja më e paguar Heidi Klum për herë të parë kishte krijuar linjën e stolive për shtëpinë “Mouavad”, ajo ishte akuzuar nga prodhuesi i stolive luksoze “Van Klif and Arpels”.

Siç thuhej në akuzë, Heidi kishte krijuar një varëse në formën e trëndafilit, për të cilën prodhuesi kishte thënë se “përkujton tepër” koleksionin e tyre, “Alhambra”.

Kur paralajmërohet koleksioni i ri, të cilin e ka dizajnuar për QVC, manekinia atraktive tridhjetë e tetëvjeçare për herë të parë ka folur rreth akuzës.

“Kemi luftuar me shtëpinë “Van Klif and Arpel” për më shumë se një vit, por ishim peshk i vogël krahasuar me një kompani të madhe dhe serioze. Por, tash më vjen mirë të punoj diçka krejtësisht të re”, ka deklaruar Klum, duke shtuar se stolia e re është e madhe dhe nuk është e shtrenjtë.

Koleksioni ka 35 pjesë të stolive dhe secila prej tyre vlen prej 30 deri në 200 dollarë, ndërsa janë krijuar nga guri gjysmë i çmuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›