Kërcënohet vëzhguesja e Mimoza Hafizit. Degradojnë zgjedhjet në Universitete
Share
Tre persona të paidentifikuar kanë kërcënuar vëzhguesen e kandidates për rektore Mimoza Hafizi pranë Fakultetit të Shkencave. Tre personat i janë afruar pedagoges vëzhguese dhe i kanë kërkuar të largohet nga vendi i vëzhgimit pasi kjo ishte dhe porosi e kandidates. E alarmuar zonja Hafizi ka njoftuar dekanatin dhe Komisionin e Zgjedhjeve që të largojnë personat që bëjnë presion dhe të shoqërojnë vëzhguesen deri në rektorat për të mos bërë presione mbi të.
Zgjedhjet në universitet janë shoqëruar me presione të ndryshme dhe parregullsi që po denoncohen dhe nga studentët e pedagogët. Mimoza Hafizi kandidon përballë rektorit në detyrë, Dhori Kule.