Kërcënon Insigne: Radha është te Interi

Shënuesi i golit të dytë për Napolin në fitoren 2:1 kundër Borussisë së Dortmundit, Lorenzo Isigne, ka deklaruar se suksesi i arritur kundër skuadrën nënkampione në fuqi të Ligës së Kampionëve do ta rrisë vetëbesimin dhe atmosferën në skuadrën napolitane.
Insigne realizoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve dhe atë me një gjuajtje fantastike nga goditja e lirë. “Është ndjenjë e shkëlqyeshme që golin tim të parë në Ligën e Kampionëve e realizova në ‘San Paolo’ kundër një skuadre të tillë si Borussia”, ka theksuar Insigne.
Kjo fitore e ka rritur moralin e skuadrës së Rafa Benitezit në prag të derbit në Serie A kundër Milanit. “Jam i lumtur për golin e shënuar, por mbi të gjitha është i rëndësishëm fakti se në duelin kundër Milanit do të hyjmë maksimalisht të motivuar për sukses, dhe duhet ta fitojmë edhe këtë lojë që na pret”, ka shtuar Insigne./indeksonline/