Murinjo: Humbjen në shtëpi duhet ta rikuperojmë
Trajneri i Çelsit, Hoze Murinjo, pas humbjes befasuese kundër Bazelit (1:2) në Stamford Bridge, ka deklaruar se këto tre pikë të humbura do të duhet ti kompensojnë në udhëtimet në Zvicër, Rumani e Gjermani dhe se tek skuadra e tij duhet të rilindë vetëbesimi.
Tri pikët e humbura sonte duhet ti kompensojmë në Bazel, Bukuresht dhe Gelzenkirhen. Natyrisht se nuk jemi të lumtur, por futbolli në momente të lehta është i mirë dhe i lehtë për të gjithë. Moment i vështirë është kur ju shihni së bashku një njeri, karakterin dhe personalitetin e tij. Në momente të këqija, unë dua që të gjithë të jenë të qetë ndërsa unë të marr përgjegjësinë. Nuk jam i befasuar sepse e di se futbolli është një lojë dhe realiteti është se ndonjëherë nuk fitohet.
Special One më tej e justifikoi humbjen me stilin e tij.
Nuk jam i lumtur me rezultatin natyrisht. Por mendoj se Baseli luajti mirë. Ata barazuan në momentet tona më të mira dhe pas kësaj ata na ndëshkuan përmes një rasti të krijuar nga goditja e këndit, ku ne jemi të fortë.
Portugezi më tej ka thënë se është e patolerueshme rënia e ritmit të lojës kur rivali shënon gol, derisa për golin e dytë të zviceranëve ka fajësuar tre futbollistë të skuadrës së tij.
Bazeli i shënoi golat në një periudhë loje në të cilën dominuam dhe kur kishim më shumë hapësirë për lojë se kundërshtari. Të mos harrojmë edhe shtyllën e Oskarit. Goli i dytë i Bazelit është i vështirë për tu gëlltitur, sepse tre lojtarë tanët gabuan tek rivënia nga këndi. Kur ata shënuan golin e barazimit, në lojën tonë u vërejt një pasiguri e madhe dhe kjo është ajo në të cilën duhet të përmirësohemi
Në këtë ndeshje iu dha rasti për lojë edhe sulmuesit kamerunas, Samuel Eto, por ai nuk shkëlqeu. Megjithatë, Murinjo këmbëngulë se ka sjellë lojtarin e duhur në Stamford Bridge.
Etos ndoshta i mungon pak agresiviteti në lojë, por jam i bindur se është një sulmues i shkëlqyer dhe se do të na sjellë gola
Chelsea takimin e dytë do ta luaj në shtëpinë e Steauas së Bukureshtit, më 1 Tetor.