E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stërvitja e futbollit dhe shpejtësisë: Aguero vs Bolt

Një stërvitje mes futbollit dhe shpejtësisë ajo mes njeriut më të shpejtë në planet Usain Bolt dhe sulmuesit argjentinas të Manchester City Sergio Aguero. Dy yjet e sportit kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në vigjilje të derbit të Manchesterit, i programuar për këtë të dielë, datë 22 shtator.

Bolt në reklamë provon që ta lodh sulmuesin e City, Aguero në mënyrë që ai të mos jetë i gatshëm të jap maksimumin në derbin e qytetit. “Aguero i ka sjellë shumë probleme Manchesterit viteve të fundit kështu që mendova që ndaloj tek ai dhe ta lodh pak para ndeshjes të së dielës. Mirëpo e kuptova që ai ishte shumë i përgatitur”, ka thënë Bolt.

Bolt njihet si një tifoz i Manchester United, ndërsa Aguero është shprehur se xhamajkani është i denjë për të veshur fanellën e "Djajve të Kuq".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›