E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënon SHBA’të dhe Izraelin

Udhëheqësi religjioz iranian, ajatollahu Ali Khamenei,deklaroi se, nëse SHBA’të dhe Izraeli e sulmojnë Iranin, përgjigjja e Teheranit do të jetë tejet e ashpër.

Teheran, 10 nëntor - Khamenei u shpreh se ndaj një sulmi të tillë Irani do të përgjigjej “me një goditje të fuqishme, me një grusht të hekurt”.

Kjo deklaratë e tij u emitua të enjten në radion kombëtare të Iranit, vetëm dy ditë pasi që Agjencia Botërore për Energji Bërthamore (IAEA) përmendi për herë të parë në një raport të saj se Irani do të mund të vijë në posedim të armatimit bërthamor.

Irani, nga ana tjetër, vazhdon të mbajë qëndrim se programi i tij bërthamor shërben ekskluzivisht vetëm për prodhimin e energjisë elektrike.

Gjatë një adresimi të së mërkurës, presidenti iranian,Mahmoud Ahmadinejad, e dënoi raportin e IAEA, duke e quajtur atë “një gabim historik”.

“Ne s’jemi të marrë e të prodhojmë dy-tre bomba, kur e dimë se ju tashmë i keni 20,000 të tilla”, theksoi, mes tjerash, ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›