Vështirë në Chelsea

Torres ka shënuar vetëm tre gola në ligë prej debutimit të tij kundër Liverpoolit në shkurt. Në deklaratat e transmetuara nga Esquire Espana, Torres ka pranuar se ishte adaptuar më lehtë në Anfield.
“Nuk ka ngjashmëri, e kaluara e as e tashmja. Procesi i adaptimit për secilin ka qenë i ndryshëm. Chelsea është në Londër, një qytet i madh. Unë erdha nga Madridi, po ashtu një kryeqytet i madh evropian” tha Torres. “Ka qenë më e vështirë të adaptohem këtu për dallim nga koha kur erdha në Liverpool, një vend më i rehatshëm, më i vogël dhe isha i rrethuar nga bashkëlojtarët e Kombëtares. Në fund, gjëja më e rëndësishme është të mundoheni të organizoni vetën sa më shpejt që është e mundur. Këtë jam duke e bërë tani” shtoi ai.
27 vjeçari po ashtu përshkroi çmimin e tij prej 50 milionë funtesh si “vetëm një numër” dhe pranoi se largimi i Xabi Alonsos nga Anfield ishte njëra prej arsyeve primare për transferimin e tij në Chelsea.