"Të dua babi"

Foshnja, Bronte Cassell, u lind para kohe, kështu që, derisa ishte gjashtëmuajshe mjekët ia instaluan disa gypthe me qëllim të lehtësimit të frymëmarrjes. Por, për shkak të këtyre gyptheve telta e zërit humbën aftësinë e të folurit, njofton gazeta ‘Daily Mail’.
Dhe, pasi që për një vit e gjysmë jetoi në aparate, mjekët e Spitalit për Fëmijë në Sheffield vendosën t’ia largonin gypthat, përderisa foshnja me fjalët e para të shqiptuara i bëri prindërit të qanin.
"Përkundër pritjes aq të gjatë, ia vlejti të dëgjonim ato fjalë të mrekullueshme”, tha nëna e foshnjës, Hellen Cassell (41). Sipas saj, përderisa burri i saj, Martin, po i thoshte vajzës së vogël se e donte shumë, ajo “e shikoi dhe i tha: Të dua babi”. Të njëjtën gjë pastaj ia tha edhe nënës.
Bronte u lind në muajin e 25’të të shtatzënisë, dhe peshonte 800 gramë. 15 javët e para të jetës i kaloi mes repartit të kujdesit intensiv dhe dhomës së spitalit.