Eduard Lukas, si po lind "Lufte e Re e Ftohte"
Eduard Lukas, autor i librit "Lufta e Re e Ftohte: Si e rrezikon Kremlini Rusine dhe Perendimin?", ne nje interviste per Radio Evropa e Lire ka shpjeguar acarimin e marredhenieve ndermjet Lindjes dhe Perendimit. Sipas tij, eshte nje epoke e re konfrontimi Lindje-Perendim, dritherime, maske e Luftes se Ftohte. "Cilido epitet te zgjidhet, Rusia sinjalizoi se me aksionet ne Gjeorgji, interesat e perbashketa me Perendimin, per Mosken vijne pas interesave konkurruese", u shpreh Lucas. Sipas tij, perendimi eshte i shperqendruar, i percare dhe i zhgenjyer dhe u zgjuar shume vone. Ne tashme nje vit po shohim sulme raketore te Rusise ne territorin e Gjeorgjise, protesta te sponsorizuara nga Rusia ne Talin te Estonise, sulme kibernetike, fjalimin e Putinit ne Mynich ku akuzoi Perendimin se po fillon nje Lufte te Re te Ftohte
Zoti Lukas, shume kohe me pare keni shkruar se Perendimi po e humb luften e re te ftohte, madje "pa e kuptuar se ajo ka filluar". A eshte ky casti kur Perendimi me ne fund e ka verejtur?
Eshte veshtire te thuhet se cili eshte casti i zgjimit. Deri sot kemi pasur shume caste te atilla dhe do t'i kemi edhe ne te ardhmen. Problemi eshte se vendet e medha evropiane nuk duan te zgjohen. Mendoj se Italia, Gjermania, Franca, Spanja dhe Holanda nuk jane te gatshme t'i rishikojne marredheniet e tyre me Rusine. Eshte nje komunitet i madh biznesi qe ia con mire me Rusine, furnizimet energjetike jane teper te nderthurura. Kancelarja Angela Merkel ishte kete jave ne vendet e Baltikut, por nuk tha gje nese p.sh. Gjermania do ta rishqyrtoje naftesjellesin Rrjedha e Veriut, i cili eshte sponsorizuar nga Rusia. Mund te them se Perendimi me nuk eshte ne gjume te thelle, por as nuk eshte zgjuar plotesisht.
A shihni shenja te nje pergjigjeje me te fuqishme te Perendimit?
Mendoj se Bashkimi Evropian eshte i paafte per nje pergjigje te ashper. Nuk mendoj se do te bejne dicka qe do t'i shqetesonte ruset. Ne rastin me te mire mund te caktojne nje perfaqesues special per rindertimin e Gjeorgjise dhe disa miliarda euro per t'i rindertuar gjerat qe ruset i hodhen ne ere. Tash Rusia ka pershtypjen se mund ta percaje dhe sundoje BE-ne. Problemi tjeter qendron te NATO-ja. Aleances i duhet nje NATO me dy shpejtesi, disa anetareve ekzistues duhet t'u ofrohet Partneriteti per Paqe si psh. italianeve, grekeve, hungarezeve dhe te tjereve qe nuk duan t'i kundervihen Rusise. Berthama kryesore e NATO-s duhet te jene vendet qe jane te gatshme te bejne dicka, sidomos per te mbrojtur shtetet Baltike, te cilat tash jane absolutisht ne vijen e pare te frontit.
Perse mendoni se Perendimi u zgjua shume ngadale?
Ai eshte i shperqendruar, i percare dhe i zhgenjyer. Ne tashme nje vit po shohim sulme raketore te Rusise ne territorin e Gjeorgjise, protesta te sponsorizuara nga Rusia ne Talin te Estonise, sulme kibernetike, fjalimin e Putinit ne Mynich ku akuzoi Perendimin se po fillon nje Lufte te Re te Ftohte. Pastaj, kishim edhe shpalljen formale te doktrines ruse ne politiken e jashtme, ku energjia do te shfrytezohej si armatim. Nuk ka justifikim per ata njerez qe thone se nuk e kane ditur. Kjo duket si viti 1968 kur njerezve u desh te ngriten ne kembe dhe pastaj bota te shohe kush eshte Bashkimi Sovjetik. Por, kjo nuk mban, sepse prej vitit 1918 ishte e qarte se cfare ishte Bashkimi Sovjetik. Mos valle duhej invazioni ne Cekosllovaki qe t'i zgjoje te tjeret? Rusia e Putinit u pa qe ne vitet 1990-ta, kur KGB-ja e vjeter e mori pushtetin. Perse tash ne vitin 2008 njerezit fillojne te kuptojne se si mund te ishte regjimi i Kremlinit?
Disa pohojne se Perendimit i duhet Rusia me shume sesa Rusise qe i duhet Perendimi, prandaj ky i fundit ka mundesi te kufizuara. Cfare mendoni ju?
Mendoj se kjo eshte qesharake dhe fyese. Rusia eshte nje vend me nje te treten e popullsise se Bashkimit Evropian dhe ka perafersisht 1/6 apo 1/5 e popullsise se BE-se dhe SHBA-ve se bashku. GDP-ja (Bruto Prodhimi Shoqeror) e Rusise eshte nje bilion dollare, rreth nje e dhjeta e GDP-se se Bashkimit Evropian. Vete ideja se Rusia eshte ne gjendje te shtiret e forte ndaj BE-se eshte nje keqkuptim i plote. Ne mendojme keshtu, sepse jemi mesuar ta shohim Rusine se si fryhet dhe ndjek politiken percaj dhe sundo, ndaj kjo na ka bere te mendojme se ata jane te forte, ndersa ne te dobet. Por, jo, ata nuk jane te forte. Amerika mund ta fundose marinen ruse per 10 minuta, vetem po te donte.