E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spartak Poci romantik edhe pse vitet shkojne

Ndoshta pas largimit te tij nga Parlamenti dhe distancimit relativ nga politika, ish-deputeti i LSI-se Spartak Poci gjen me shume hapesira per veten dhe familjen. Paparazzi yne e ka fotografuar nje dite me pare ne nje prej rrugeve te kryeqytetit, ndersa zoti Poci ecen i kapur per dore me bashkeshorten e tij. Nga sa kuptohet, prania e njerezve dhe pozicioni i tij i dikurshem nuk e sugjestionojne aspak zotin Poci te shprehe shpirtin e tij romantik edhe pse tani nuk eshte me i ri. Dhe thinjat, duket se jane treguesi me i mire i faktit, qe vitet shkojne. Por gjithsesi ndersa ecen ashtu dore per dore, ndoshta deputeti i dikurshem kujton rinine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›