E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkim Fino ndjehet me i ri

Nuk dime se cili eshte djali, qe ndodhet me deputetin socialist, por eshte e sigurt, se kur ndodhet mes te rinjve edhe Bashkim Fino ndjehet si i tille. Ata jane fotografuar se bashku ne afersi te zones se ish-Bllokut, ku deputeti socialist banon. Ndoshta djali ne foto mund te jete edhe i biri i zotit Fino, i cili me sa duket ne shoqerine e tij perpiqet te ndjehet sadopak sportiv, pavaresisht se ndoshta disa kilograme me shume nuk ia japin kete luks. Kete vere Bashkim Fino eshte pare shpesh ne kryeqytet, gje qe na ben te besojme se pushimet e tij kane qene te shkurtra, por se per c'arsye, kete nuk e dime. Tashme shtatori, qe po afron do te ktheje serish jeten politike ne vend, gje qe do te thote se nga rruget e ish-Bllokut, personazhet tane do te zhvendosen ne sallen e Kuvendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›