Berisha Me shume studente sivjet duhet kthese ne drejtim te cilesise

Kryeministri Berisha tha sot ne mbledhjen e qeverise se rritja e kuotave per pranimin e studenteve ne universitete dhe perdorimi i teknologjise 3G do te ndikojne pozitivisht ne projektin Shqiperia - vend i zhvilluar. Sipas Berishes 1600 studente me shume do te pranohen ne universitetet shqiptare me te njejtat tarifa. Ai theksoi faktin se 1/3 e ketyre kuotave jane te orientuara ne teknologjine e informacionit shkencat inxhinierike dhe ato te natyres.
4500 studente do te jene vetem ne teknologjine e informacionit ndersa rritje te ndjeshme ka edhe ne kuotat per gjuhet e huaj dhe ne menye te vecante pe anglishten. Ne kemi percaktuar si nje nga drejtimet e kesaj qeverie Shqiperine dixhitale Shqiperine qe do tu ofroje qytetareve sherbimet me moderne.
Kryeministri pranoi se ne arsim aspekti ku duhet punuar me shume mbetet cilesia. Ne kete proces ne duhet te bejme gjithcka qe te ndermarrim nje kthese ne drejtim te cilesise. Rendja pas saj eshte rendeje pas suksesit. Ne ne te kete stad nuk mund te matemi me cdo tregues me vendet e zhvilluara por ne jemi nje vend qe po zhvillohet.
Berisha foli per autorizimin e licences se dyte per teknologjine 3G ne Shqiperi duke e cilesuar ate si nje zhvillim te madh ne telefonine mobile.
Sot ministri Pollo me informoi se bashke me AKEP-in kane autorizuar licencen e dyte per teknologjine 3G. Shqiptaret kane tashme nje nga perdorimet me te gjera ne Europe te internetit te telefonise mobile. Tashme me E-Cloud te Steve Jobs nje revolucion i madh.Te gjitha te dhenat e aparateve tuaj mund ti depozitoni ne nje re te cilen askush tjeter pervec jush nuk e di. 3G eshte faktikisht rruga me e sigurte e ketij komunikimi.
Sipas tij portabiliteti i numrit eshte nje mundesi e cila ka gjetur nje shfrytezim masiv e qe nderkohe nxit konkurrencen. Licenca tjeter do te ndikoje shume pozitivisht ne cmimet dhe sherbimet e te gjitha potencialeve qe ofron lundrimi ne internet. Ne presim nje qendrim te ri ndaj SMS-ve sepse tarifat duhet te ulen me tutje perfundoi kryeministri.