E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënon prokurorët, izolohet në spitalin e burgut

Kërcënoi prokurorët, izolohet si person me të meta mendore. Kjo ngjarje i referohet datës 12 dhjetor, ndërsa sot 72- vjeçari Raimi Karasani është izoluar nga Gykata e Tiranës në spitalin e burgut, deri në daljen e ekspertizës mendore të tij.

Bëhet e ditur se Karasani cilësohet si person me probleme mendore dhe se ky veprim  që ai ka kryer është i përsëritur.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë e ka pranuar këtë kërkesë, ndërsa ka vendosur masën e izolimit për të moshuarin. Raimi Karasani kanosi dy prokurorë nëpërmjet një shishe me lënde djegëse të pa ndezur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›