E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli në Pukë, uron festat fëmijëve

Atmosfera e Krishtlindjeve dhe e vitit të ri duket se ka nisur me herët këtë vit për fëmijët e qytetit të Pukës.Në prag të festave të fundvitit kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli iu bashkua aktiviteteve të organizuara nga fëmijët e këtij qyteti.

Me këtë rast, në sheshin e qytetit u ndez dhe bredhi i Vitit të Ri, ku fëmijët ndezën fishekzjarrë e kënduan këngë të cilat lajmërojnë ardhjen e festave.

Ndërsa fëmijët u ogranizuan në një atmosferë vërtetë festive , kryetarja e Kuvendit i uroi ata për një vit të mbarë bashkë me familjete tyre.

Më pas, Kryetarja e Kuvendit qëndroi me fëmijët jetimë të qytetit të Pukës dhe Fushë-Arrëzit, ku përveç urimeve, zonja Jozefina Topalli u shpërndau të vegjëlve dhurata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›