E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, Sanader:Do ti tregoj popullit pafajësinë

Del nga paraburgimi pas më shumë se një viti, ish- kryeministri kroat Ivo Sanader, i cili akuzohet për vepra korruptive. Me vendim të gjykatës në Zagreb, Sanader tashmë do të mbrohet në liri, pasi trupi gjykues ka marrë të gjitha garancitë se ai do të respektojë procedurat.

Pas daljes nga burgu, ai është shprehur shumë i lumtur, duke e reflektuar këtë dhe në një dalje publike për mediat. Ai ka theksuar se është i përkushtuar që të japë fakte se është i pafajshëm.

Ish- kryeministri kroat nuk mund të largohet jashtë Zagrebit pa miratimin e Gjykatës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›