E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënuan Edi Ramën Apeli liron të dyshuarit

TIRANË-Gjykata e Apelit ka shqyrtuar sot masën ndaj 2 personave që kërcënuan me jëtë kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, duke vendosur lirimin e tyre. Një ditë më parë kjo Gjykatë liroi Afrim Kicën, që u arrestua disa ditë më parë së bashku me Luan e Fatos Rami nën akuzën se kërcënuan kreun e PS, Edi Rama.
Avokatët e tre shtetasve, Luan e Fatos Rami kërkuan sot lirimin e klientëve dhe vendosjën e masës “detyrim paraqitje”.
Ndërsa prokurorët nga ana e tyre kanë kërkuar masën arrest me burg për 30 ditë, masë kjo e vendosur dhe nga Gjykata e Tiranës.
Por, trupi gjykues i Gjykatës së Apelit pasi konsideroi se provat e SHISH nuk do të merren parasysh dhe duke vlerësuar mungesë provash konkrete, vendosi rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës dhe lirimin e 2 shtetasve.
Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit një ditë më parë liroi shtetasine tretë të arrestuar për këtë ngjarje, Afrim Kicën.

Sipas Policisë, atentati do t`i bëhej kryetarit të opozitës gjatë protestës homazh të 28 Janarit. Ka qënë Prokuroria që në bazë të të dhënave të SHISH kërkoi arrestimin dhe gjykimin e këtyre 3 personave.
Policia dite me pare sqaroi se gjithçka ka nisur ditën e demonstratave të 21 janarit, ku të arrestuarit Luan Rami nga Burreli, por me banim në Tiranë, i është dëmtuar makina dhe për këtë ai i ka dërguar sms kërcënuese kreut të PS-së Edi Rama.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›