Tubim kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare
TIRANE- Qindra qytetarë zhvilluan sot në Tiranë një tubim kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare.
I organizuar nga rrjeti i Organizatave Shqiptare (RROSH), me shoqata nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, bashkësia çame etj, tubimi është zhvilluar mengjesin e se enjtes para selisë së Këshillit te Larte te Drejtesise.
Tubuesit kanë dalë në mbështetje të zv/kryetarit te Këshillit te Lartë të Drejtesisë, Kreshnik Spahiu, i cili këto ditë është angazhuar në një fushatë sensibilizuese kundër ndryshimit të kombësisë së shtetasve shqiptare. Një përfaqesi e 10 shoqatave zhvilluan edhe një takim me zv/kryetarin e KLD, Spahiu, te cilit i shprehen mbeshtjetjen per kete nisme.
Numri 2 i KLD-se, Kreshnik Spahiu, është një nga te paret zyrtare që ka dhënë alarmin se shume qytetare ne jug te vendit jane perfshire ne nje proces per ndryshimin e kombesise nga shqiptare ne ate greke ne menyre te parregullt, si pasojë e joshjeve te shtetit grek.
Protestuesit e cilesuan procesin si të dëmshem për sovranitetin e vendit dhe kërkuan marrjen e nismave ligjore për bllokimin e tij.
(d.b/BalkanWeb)