Topi dekoron “Eagle 1”: Nderuat kombin në Afganistan
TIRANE-Presidenti Bamir Topi dekoroi sot trupat e kontingjentit paqeruajtës “Eagle 1” që ishin me mision në Afganistan.
Pas shmangies që i bëri 10 ditë më parë Kryeministri, Presidentit, në pritjen e këtyre trupave nga Afganistani, Topi ka vendosur që ceremoninë ta organizojë në Pallatin e Brigadave.
Presidenti pëgëzoi kontigjentin për misionin e kryer duke e vlerësuar se misioni ishte kontribut për imazhin e vendit tonë në Botë.
"Me misionin tuaj për ruajtjen e sigurisë në Afganistan ju keni nderuar veten dhe kombin” iu drejtua kreu i shtetit ushtarakëve të “Eagle 1” duke shtuar se misionet jashtë vendit janën jë angazhim i madh për sigurinë globale.
Në fjalën e tij Kreu i Shtetit ka ngritur lart kontributin e veçantë që ushtarakët shqiptarë kanë dhënë jo vetëm për paqen në Afganistan por edhe për sigurinë dhe paqen në të gjithë botën.
Sipas tij forcat speciale shqiptare kanë pasur një sukses të plotë në misionin e tyre në Afganistan ku kanë marrë vlerësime të shkëlqyera dhe nga ndërkombëtarët.
Presidenti vlerësoi se hyrja e NATO ka qënë një epokë e re për Forcat e Armatosura.
Më pas ushtarakë të kontigjentit morën medaljet për misionin e tyre në Afganistan.
Gazeta Shqiptare sot: Berisha shmangu Topin për ceremoninë
Ky kontingjent mbërriti në Shqipëri gati 10 ditë më parë dhe u prit nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili për të shmangur përballjen me presidentin Bamir Topi e organizoi këtë ceremoni në selinë e Kryeministrisë dhe jo në aeroportin e Rinasit, siç ndodh zakonisht. Zyra e shtypit e presidencës pohoi për këtë rast se Ministria e Mbrojtjes kishte dërguar fillimisht një ftesë për presidentin Topi, që është njëherësh edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Topi kishte konfirmuar pjesëmarrjen, por më pas Ministria e Mbrojtjes e ka lajmëruar papritur për anulimin e ceremonisë. Nga ana e saj, zyra e shtypit e kësaj ministrie dha si arsye të anulimit, problemet teknike. Sipas tyre, ceremonia ishte anuluar 3 herë për shkak të problemeve me linjat ajrore që kishin sjellë bllokimin e oficerëve në Turqi. Por më pas është vendosur që ceremonia e pritjes të organizohej pikërisht në Kryeministri, ku nuk është ftuar Presidenti i Republikës, Bamir Topi. As nga kryeministri nuk u dha asnjë sqarim atë ditë, kur ai gjatë ceremonisë foli sërish për 21 janarin dhe grushtin e shtetit, duke sulmuar edhe kryeprokuroren Ina Rama e vetë kreun e shtetit. Ky është misioni i parë luftarak që Shqipëria kishte nisur në Afganistan. 44 oficerë dhe nënoficerë u kthyen në atdhe pas 6 muajve shërbim në Afganistan.
(d.b/BalkanWeb)