E Shtunë, 31 Tetor 2026

Camët bashkohen në parti të vetme formohet PDIU

TIRANE- PDU e Tahir Muhedinit dhe PDI e Shpëtim Idrizit janë bashkuar në një forcë të vetme politike, në Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila në parlament do të përfaqësohet nga dy deputetë. Ceremonia e bashkimit u zhvillua sot paradite në Tiranë.

Kryetar i PDIU do të jetë Shpëtim Idrizi, i cili do të jetë njëkohësisht dhe deputet në parlament së bashku me Dashamir Tahirin e PDU-së.

Në fjalën e tij zoti Muhedini tha se “Jemi gjithë në një drejtim, për zgjidhjen e cëshjes came”. “Ky bashkim nuk mund të kishte ditë tjetër se kjo e pavarësisë së Kosovëës” shtoi më tej Muhedini.

Në ceremoni ishte i pranishëm dhe politikani dhe historiani Sabri Godo i cili duke përshëndetur bashkimin e PDU dhe PDI-së tha se tashmë kjo parti do të përfaqësojë “300 mijë camët që jetojnë në Shqipëri”
Godo nxiti partinë e re të zgjerojë veprimtarinë duke kërkuar përkrahjen e ndërkombëtareve në zgjidhjen e cështjes came.
“Duke qëndruar së bashku duhet t’i bëni ballë një cështje të vështirë, dhe të zgjeroni veprimtarinë e saj sikundër ka bërë Shpëtimi për të kërkuar përkrahjen ndërkombëtare”

Godo nënvizoi se “Kjo parti duhet të ketë një barrë të madhe përpara dhe mund të bëjë aleanca me ato parti që jo artificialisht por realisht përkrahin cështjen came”.

Në ceremoni ishin të pranishëm dhe një sërë të ftuarish nga Shqipëria dhe Kosova.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›