Kerim: Shqipëria shembull i suksesshëm i përparimit drejt zhvillimit nëpërmjet reformave
Ish Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Sergjan Kerim deklaroi dje, gjatë një takimi me Kryeministrin Sali Berisha se “Shqipëria konsiderohet si një shembull i suksesshëm i vendeve që nëpërmjet reformave po përparojnë drejt zhvillimit”. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se dy projektet madhore për shqiptarët mbeten integrimi në NATO dhe BE, projekte për të cilat po punohet intensivisht deri në implementimin e plotë të tyre. Kryeministri Berisha bëri një paraqitje të ecurisë së reformave më të rëndësishme që po zhvillon qeveria në këtë drejtim, duke theksuar se “vendimtare në progresin e reformave mbeten lufta me tolerancë zero kundër krimit të organizuar, korrupsionit, informalitetit, etj”. ...