Kroacia, mbështetje Kosovës në procesin e Integrimit Evropian
PRISHTINË- Qeveria e Republikës së Kroacisë, tash edhe si shtet anëtar i Bashkimit Evropian, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Republikën e Kosovës në procesin e integrimit Evropian dhe procesin e liberalizimit të vizave, theksoi sot ministri kroat i Punëve të Brendshme, Ranko Ostrojiæ.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi dhe ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kroacisë, njëherësh zv/kryeministër, Ranko Ostrojiæ, nënshkruan sot në Zagreb Marrëveshjen për Ripranim të personave me qëndrim të paautorizuar, sapo njofton zyrtarisht ministria kosovare.
Ministri Rexhepi fillimisht uroi homologun e tij kroat për anëtarësimin e Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe theksoi se Republika e Kroacisë është model për Ballkanin Perëndimor të cilin duhet ndjekur të gjitha shtetet e rajonit për realizimin e aspiratave të tyre për anëtarësim në familjen Evropiane.
"Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që të riatdhesojë çdo shtetas të saj, i cili është duke qëndruar në mënyrë të parregullt në shtetet tjera. Ne në vazhdimësi u kemi thënë qytetarëve tanë që koha e azilit ka përfunduar dhe këto marrëveshje janë dëshmi e mirë që tregojnë se jemi të përkushtuar të adresojmë këtë çështje", tha ministri Rexhepi.
Të dy ministrat u pajtuan që të vazhdojë bashkëpunimi i mirë që kanë pasur qeveritë e dyja vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunim policor.
Ministri Rexhepi gjatë qëndrimit në Kroaci, vizitoi edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku u prit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kroacisë, Vlado Dominiæ. Me nënshkrimin e marrëveshjes për ripranim me Kroacinë, numri i përgjithshëm i marrëveshjeve të kësaj natyre arrin në 19, që njëkohësisht paraqet një hap shumë të rëndësishëm drejt zbatimit të kritereve për liberalizim të vizave.
(m.a/ata/BalkanWeb)