Gjendet një predhë në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë
VLORË- Në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë është gjetur sot pasdite një predhë. Edhe pse ende nuk dihet se cilës periudhë i përket, mësohet se predha është marrë në dorëzim nga policia e këtij qyteti.
Predha në fjalë u gjet nga pronari i një lokali në Plazhin e Vilave, i cili lajmëroi edhe policinë. Kjo e fundit po heton në lidhje me origjinën e predhës.
Në këtë zonë janë gjetur edhe herë të tjera predha, kryesisht të Luftës së Dytë Botërore.
(m.a/BalkanWeb)