E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari, përjashtohet gjyqtari Fatos Qato, gjykata: Ka konflikt interesi

PROTESTA-E-21-JANARITTiranë- Gjykata e Apelit ka përjashtuar nga trupa gjyqësore për gjykimin e të akuzuarve për 21 janarin, gjyqtarin Fatos Qato, duke pranuar në këtë mënyrë kërkesën e avokatit të ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi.

Në argumentimin e gjykatës thuhet se përjashtimi ka ardhur pasi gjyqtari në fjalë ka konflikt interesi. Në kërkesën e bërë nga avokati Genci Gjokutaj thuhet se bashkëshortja e tij është anëtare e Partisë Socialiste, e cila ishte iniciatore e protestës.

Aktualisht ka mbetur vetëm gjyqtari Astrit Haxhialushi si pjesë e trupës gjyqasore, që është dhe relator, pasi edhe gjyqtari tjetër Agron Papajani u dorëhoq sepse kishte gjykuar më parë këtë çështje.

Shumë shpejt pritet të hidhet shorti për të caktuar dy emrat të tjera gjyqtarësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›