E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajden nis sot një vizitë katër ditore në Kinë

Shqetësimet lidhur me deficitin e buxhetit të qeverisë së SHBA-së, pritet të jenë në axhenden e zëvendëspresidentit Xho Bajden i cili do të takohet me udhëheqësit kinezë gjatë një vizitë katër ditore në Kinë.

Kina është zotëruesja më e madhe e borxhit të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë thanë se Bajden planifikon tu tregoj udhëheqësve kinezë angazhimin e SHBA-ve për kapërcimin e problemeve të saj fiskale.

Kina ka kritikuar politikanët amerikanë gjatë krizës së borxhit, duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të jenë më të përgjegjshëm.

Bajden arrin në Pekin sot me ftesë të zëvendës presidenti kinez Ksi Jinping.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›