E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kërkesa e SPAK për Ahmetajn/ Tabaku: Mbledhja e Këshillit të Mandateve me dyer të mbyllura, persona të tjerë janë nën hetim

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një deklaratë për media nga Kryesia e Kuvendit i ka bërë thirrje ish-ministrit Arben Ahmetaj që të bashkëpunojë me SPAK që hetimet për inceneratorin të shkojnë deri në fund.

Tabaku u shpreh se ish-ministri Ahmetaj ka qenë personi i lidhur ngushtësisht me këtë aferë.

“Afera e 3 inceneratorëve që janë instalacionet e korrupsionit në vend, dëshmon e si ish-zv.kryeministri sot akuzohet për përfitime direkter që ka marrë nga pronarët e tyre,. Që nga 2017 kam denoncuar vijimësisht aferën e inceneratorëve. Në vjeshtën e 2021 parlamenti votoi për ngritjen e komisionit hetimor, qëllimi i të cilit ishte hetimi i aferës 430 mln eurove të dhuruar të njëjtëve persona të lidhur ngushtësisht me qeverinë, 3 persona sot në kërkim.

Komisioni hetimor zhvilloi 60 orë dëshmi me rëndësi jetike. Si 430 mln euro sot po dalin e po paguhen personave që kanë korruptuar deri dhe ish-zv.kryeministin e Shqipërisë.

Sot besoj se ky komision korr një fitore embelamtike ndoshta dhe e vogël për akuzën e ngritur nga SPAK për Ahmetajn.

Mbi 11 padi janë dorëzuar në SPAK nga unë në emër të PD.

I kam vendosur SPAK mbi 20 CD me prova, fakte dhe SPAK ka qenë në komunikim muajt e fundit me Parlamentin dhe ka marrë dëshmitë e personave që kanë dëshmuar. Persona me nivel të lartë në qeveri janë para drejtësisë”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate deklaroi se numri i zyrtarëve të lartë të përfshirë në këtë aferë është i madh. Dhe jo më kot, sipas saj, SPAK ka kërkuar të ketë një mbledhje të mbyllur të Këshillit të Mandateve sepse sikurse theksoi Tabaku, kontrata të tjera dhe persona të tjerë janë në hetim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›