E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Bajram Begaj dekreton Taulant Ballën në postin e ministrit të Brendshëm

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar në postin e ministrit të Brendshëm Taulant Ballën. Balla u prozua nga kryeministri Edi Rama pas shkarkimit të Bledi Çuçit. 

Kryeministria ka dorëzuar këtë të hënë (10 korrik) tek Presidenti i Republikës propozimet për shkarkim të Bledi Çuçit dhe emërim të Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm.

“Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

Neni 1

Dekretoj: Zoti Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë“, shkruhet në dekretin e Presidentit Begaj. 

Duke u bazuar  në përcaktimet ligjore të Kushtetutës, pas përgjigjes së Presidentit, Parlamenti do të shqyrtojë dekretin brenda afatit 10 ditor, në kohën kur për këtë legjislacion kanë mbetur dy seancat e fundit parlamentare, ajo e datës 13 dhe 20 korrikut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›