E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, shpërthim me dinamit një makinë, plagoset drejtuesi

Një makinë ka shpërthyer sot në rrugën ‘Transballkanike’, të qytetit të Vlorës ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi.

Policia bën të ditur se ngjarja është shënuar sot paradite në Rr. 'Transballkanike' kur automjeti tip ‘Benz ML’ me targë AA663FB ka shpërthyer në flakë e tym.

Policia në vendngjarje hedh dyshimet se shpërthimi është realizuar me dinamit.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku po merr aktualisht ndihmën shëndetësore.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij, apo autorët e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që policia ka nisur hetimet. (BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›