Kërkesat sipas projektligjit
-Në kategorinë “lektorë” janë anëtarët e personelit akademik që zhvillojnë veprimtari mësimore-kërkimore. Lektorët duhet të kenë të paktën diplomën master i shkencave, ose ekuivalente me të dhe të përmbushin kriteret që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Në kolegjet profesionale dhe në programet e studimeve jouniversitare, lektorët duhet të kenë diploma master sipas përcaktimit të nenit 26, të këtij ligji.
-Autoritetet drejtuese të njësive kryesore me propozimin e përgjegjësve të njësisë bazë dhe të titullarit të grupit mësimor kërkimor, për të plotësuar nevojat e institucionit punësojnë personel akademik me kohë të plotë për veprimtari mësimore e kërkimore, për periudha semestrale ose njëvjeçare të përsëritshme, sipas kërkesave të vendit të punës. Modalitetet e pulsimit përcaktohen në statutin e institucioneve të arsimit të lartë.