Matura, publikohen programet orientuese për lëndët me zgjedhje
Ministria e Arsimit publikoi dje paketën e shpjeguesit, programin e orientuar për provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore për 12 lëndë.
Shkollat janë njohur me programet orientuese dhe ky material i ilustruar ka shembuj për çdo linjë dhe nënlinjë, duke krijuar modele të pyetjeve që do të jenë në testet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore.
Shpjeguesin do ta gjeni në web-site e MASH-it me adresë www.mash.gov.al. Ai përmban tabela të ndërtimit të testit për çdo profil shkolle. Shpjeguesi i programit të orientuar do të shërbejë për të ndihmuar sa më mirë të gjithë maturantët në përgatitjen e tyre për provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, për të gjithë mësuesit, prindërit e aktorët e tjerë.
Programi është përgatitur nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve (AVA), është konsultuar me ekspertë të këtyre profileve dhe është një përvojë e parë në ndihmë të maturantëve.
#