Domi, Miri dhe Erioni kujtojnë me nostalgji ndodhitë dhe banorët e BB
Banorët e shtëpisë së “Big Brother” kalojnë kohën duke luajtur me njëri-tjetrin. Edhe pse kanë mbetur pak ditë nga finalja e madhe, ata sërish mundohen të njihen më tepër me secilin. Duket se ende kanë për të treguar. Gjatë një bisede, Klodi ka thënë se ka qenë i lidhur me një vajzë në Shqipëri, një marrëdhënie që nuk zgjati shumë, pasi atij iu desh të emigronte. Më pas për tre vite ka qenë i lidhur edhe me një vajzë në Itali, derisa kuptoi prirjet e tij të vërteta seksuale.
Jona, Mirit: Nuk dua të bie në nivelin tëndBanorët futen brenda pasi fillon shiu. Miri dhe Erioni shkojnë në dhomën e gjumit, ku ndodhet edhe Jona. Ai ka vendosur që këtë pasdite të ngacmojë vajzën: sa më shumë nuk reagon ajo, aq më shumë e ngacmon ai. Pas disa ngacmimeve në kopsht dhe në tualet, ku madje Miri e imiton mënyrën se si ajo kreh flokët, tashmë ai shkon pranë saj te pasqyra, ku ajo është duke bërë tualetin. Ai e shikon me vëmendje dhe herë pas here i bën ndonjë pyetje kot, por ajo nuk i kthen aspak përgjigje. Miri vazhdon në të tijën dhe i kërkon pak krem nga i saji, të cilën ajo refuzon për t’ia dhënë, pa ia zgjatur fare përgjigjen. Ai e quan “kurnace” atë dhe shkon pranë Erionit nga ku e ngacmon sërish. Erioni e pyet se përse e ngacmon dhe ai përgjigjet se nuk po e ngacmon, por vetëm po i flet dhe i vjen inat që ajo nuk i përgjigjet. Të injoron duke mos të folur fare. Miri e pyet se përse nuk i flet dhe Jona i thotë se nuk po e kupton fare sjelljen e tij. “Unë duhet të bie në nivelin tënd që të merremi vesh, gjë që s’kam ndërmend ta bëj, kështu që qepe”, i thotë ajo, ndërsa Miri i habitur e pyet se në cilin nivel është ajo. “Sa poshtë paske rënë”, i thotë Erioni, Mirit, ndërsa ky i fundit thotë për Jonën se s’ka asgjë të keqe që ajo ka vetëvlerësim. “Aq di aq bën ajo”, shton pas pak dhe vazhdon me batuta për Jonën me Erionin. Miri i thotë dhe Domit që ta ndihmojë që ta pajtojë me Jonën, por ajo ia kthen që të shkojë e t’i zgjidhë vetë gjërat. Miri shkon pas Jonës, e cila është duke luajtur në piano dhe ai kërcen nën tingujt e saj. Jona nuk e kthen kokën duke e “detyruar” Mirin që t’i bjerë pianos me të, por sërish ajo e injoron, kështu që ai largohet dhe shkon në dhomën e gjumit, ku tregon se u argëtua duke kërcyer me muzikën e Jonës.
Banorët nuk e besojnë më JetmirinMiri ka vënë re se besueshmëria te gjërat që ai thotë ka rënë shumë te banorët, domethënë ata dyshojnë, ose nuk besojnë thuajse asgjë nga ato që ai thotë. Mirit i kujtohet një kuriozitet nga një emision që ka parë dhe ia tregon Erionit. Kurioziteti ka të bëjë me këngën e luleve, një mënyrë që vibrimin e tyre e kthejnë në tingull nëpërmjet një pajisjeje. Erioni nuk e beson shumë, por kur Miri i tregon se ku e ka dëgjuar dhe e siguron se është e vërtetë, e beson. Miri pyet dhe Domin nëse e di këtë kuriozitet dhe ajo thotë se ka dëgjuar diçka, por nuk është e sigurt. Miri për provokim shprehet se gënjeu. Domenika largohet duke e sharë. Ajo shkon në dhomën e ndenjjes, ku janë edhe të tjerët. Miri i shkon nga pas duke ua bërë pyetjen edhe atyre. Ata nuk e besojnë, ndërsa Jona i thotë se ai e ka përplasur shumë kokën në pishinë. Edhe Mandi mbështet Jonën, ndërsa kur Miri largohet pa i bindur për asgjë, ata komentojnë se lulet kanë vibrim, por nuk këndojnë. Ata tallen me Mirin që duke ikur u tha se kishte dëgjuar një koncert ‘live’. Miri shkon tek Erioni që e ngacmon për besueshmërinë e banorëve ndaj tij. Ai e këshillon që ta rifitojë ata pak nga pak, duke thënë fillimisht gjëra që janë lehtësisht të besueshme, si për shembull që buka bëhet me miell. Miri përsërit komentet e banorëve dhe thotë vazhdimisht se asnjë nuk e beson për ato që thotë. Ai thotë disa kuriozitete të tjera me Erionin dhe më pas shkon t’u bëjë pyetje të tjerëve duke u dhënë kështu temë për diskutim. Gjithsesi, besueshmëria e banorëve te Miri ngelet në pikëpyetje.
Një mesazh në celular si provë javeProva e kësaj jave ka filluar për banorët që të shtunën pas spektaklit. Kështu, ata duhet të kujdesen për kafshët që kanë në shtëpi deri të shtunën. Banorët duhet të kujdesen, t’i ushqejnë e t’i mirëmbajnë ato. Keqtrajtimi i kafshëve do të ndikojë dukshëm në buxhetin e tyre javor. Pjesa e dytë e provës mundësohet nga AMC-ja, e cila ka vënë në dispozicion një celular gjigant, nga i cili do dërgojnë mesazhe. Secili prej banorëve do të shkruajë me këmbë në celularin gjigant tekstin: “Faleminderit publikut për kohën që na keni kushtuat! Ju duam shumë!”. Kohëzgjatja e shkrimit do të matet nga një kohëmatës i vendosur në laptopin e banorëve. Prova fillon dhe mbaron me rënien e gongut, ndërsa paraprakisht, banorët do bëjnë prova. Kush del i pari në këtë garë do t’i jepet mundësia që të kryejë një telefonatë me një person të dashur. Kjo telefonatë mund t’u vijë në çdo moment. Banorët duken tepër entuziastë për provën, sidomos për pjesën e telefonatës. Ata fillojnë me radhë nga provat për të mësuar shkrimin e duhur me këmbë, e cila duket pak e vështirë për banorët.
Miri fiton provën. Ka të drejtë një telefonatëNë momentin që bie gongu, fillon prova e vërtetë. Klodi nuk ia del ta shkruajë mesazhin, pasi i duhen më shumë se 5 minutat e përllogaritura. Mandi e shkruan për 3.01 minuta, Jona për 2.31 minuta, Erioni për 3.37 minuta, Miri për 2.19 minuta dhe Domenika për 2.52 minuta. Gongu bie në përfundim të provës dhe rezultati i provës nxjerr Mirin fitues. Ai fiton të drejtën për të marrë një telefonatë. Pas kësaj, banorët vazhdojnë të provojnë sërish dhe Miri arrin ta shkruajë edhe më shpejt se kaq, për 1.43 minuta. Domenika vendoset në garë me Mirin për të thyer rekordin. Ajo e shkruan për 1.48 minuta, ndërsa Miri do të thyejë rekordin e vënë nga vetë ai. Edhe Erioni provon, pasi i vjen inat që nuk e shkruan dot shpejt, por duke provuar, ai i afrohet kohës së dy të rinjve të tjerë. Të tre banorët vazhdojnë garën midis tyre, por Miri mbetet fitues, pasi shënon një tjetër rekord, 1.30 minuta.
Klodi: Kam pasur lidhje me vajzaMundësia për të marrë një telefonatë nga një i afërm, i ka ngjallur Mandit dëshirën për të folur me vajzën e tij. Ai u përpoq sa mundi gjatë provës, por nuk ia doli mbanë, ndaj i vjen keq që nuk mundi ta realizonte këtë dëshirë. Duke kujtuar njerëzit e dashur, Klodi shprehet se dhe ai dikur ka qenë pak i dashuruar. Mandi dhe Jona bëhen kureshtarë dhe i luten që t’u tregojë më shumë pikërisht kur mësojnë se ai ka qenë i dashuruar me një vajzë. Klodi heziton, por më pas tregon se ka qenë një shoqe në gjimnaz që kishte filluar ta donte, por fakti që emigroi dhe largësia në atë periudhë, bëri që kjo histori të përfundonte pa nisur mirë akoma. Mandi mendon se Klodit do t’i kishte ndryshuar jeta po të lidhej me të, por ai mohon dhe thotë se nuk është penduar për zgjedhjet e veta në jetë. Gjithsesi, nëse do ishte i lidhur me një vajzë, ai mendon se nuk do ishte real. “Dua ta jetoj jetën ashtu si kam dëshirë”, shprehet ai, duke shtuar se dhe në Itali ka pasur një tjetër lidhje 3-vjeçare me një vajzë. Klodi tregon se me të ka ruajtur shoqërinë. Mandi e quan Klodin biseksual, por Klodi tregon se tashmë e ka njohur veten dhe e di vërtet se çfarë prirjesh seksuale ka. Ai tregon se vajza që ishte lidhur në Itali i kërkoi që të krijonin familje, gjë të cilën ai nuk pranoi. Mandi e qorton dhe thotë se fëmija është i rëndësishëm në jetë, por Klodi dëshiron që një fëmijë ta rrisë vetë e të përjetojë vetë çdo moment me të. Ai e quan një temë shumë delikate këtë dhe nuk dëshiron të flasë. “Po fola për të tilla gjëra, bëhem melankolik”, thotë ai.
Banorët e vjetër flasin për përvojën në BBErioni ngacmon Mirin për situatat që ka shkaktuar në shtëpi dhe i thotë se mamaja e tij bëhet keq çdo të shtunë me ato që bën i biri. Miri ia kthen se nuk e beson këtë gjë, pasi familja e tij e njeh mirë se si është, por duke qeshur thotë se edhe mund të jetë e vërtetë, pasi ata gjithnjë e kanë parë serioz. Erioni mendon se edhe familjen e përfshin ankthi i lojës dhe gjithnjë rrinë në tension për situata të ndryshme. Ai kujton se 10 ditë i ndajnë nga finalja. Të dy qeshin se kanë katër muaj brenda, por thonë se kjo është një eksperiencë që vjen një herë në jetë. Miri i konsideron banorët si të fortë, që kanë rezistuar për një kohë kaq të gjatë, pavarësisht shpërthimeve emocionale që mund të kenë pasur ndonjëherë. “U bë pjesë e jetës, dhamë shpirtin këtu brenda”, shprehet ai, ndërsa Erioni thotë se për ata të dy dhe Domenikën do ishte keq nëse nuk do shkonin deri në finale, por të dilnin një javë para. Të dy kujtojnë situata të ndryshme që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe. Miri thotë se do i shohë të gjitha se çfarë kanë ndodhur kur të dalë, pasi shumë gjëra që ka bërë i ka harruar. Ai kujton se në shtëpi kanë qenë 23 banorë dhe me secilin duhet të kishin komunikim të ndryshëm nga tjetri, duhet të kuptonin lojën dhe arsyen e sjelljes së tyre. Ai shton se po nuk e provove këtë eksperiencë, nuk e kupton, ndërsa Erioni thotë se është ndryshe nga ajo që shihet nga jashtë. Të dy kujtojnë debatet që kanë bërë, sidomos këto të fundit me Jonën. Ata shprehen se ajo nuk e kupton që ata janë të lodhur dhe i stresojnë ngacmimet e saj. Erioni i tregon për situatën e fundit të ndodhur pak më parë me Jonën, ku ai nuk po i fliste, ndërsa ajo i thoshte se po e imitonte. Edhe Domenika afrohet pranë djemve. Ajo, njësoj si ata, mendon se duhet të kesh shumë vendosmëri, nerva që ta çosh deri në fund këtë aventurë. Sipas saj, ata kanë vënë në lojë ndjenjat, emocionet dhe nervat e tyre gjatë qëndrimit në BB. Ata qeshin kur kujtojnë lojërat që i kanë bërë njëri-tjetrit, të cilat shpesh kanë sjellë debate, shtëpinë e vjetër dhe të re, shprehjet tipike të çdo banori, Enxhin që bëri rrëmujë gjithë shtëpinë, banorët e rinj që janë përshtatur mirë me ta etj. Të tre të rinjtë kanë shumë kujtime dhe nostalgji për kohën e kaluar në shtëpinë e BB, pasi janë tre banorët e fundit që kanë mbetur, të cilët kanë hyrë që në fillim në këtë shtëpi.
#