Kërkimet shkencore, UT rikthen në auditore pedagogët e rinj
"Me ju dhe me profesorë me eksperiencë të fushave të ndryshme krijohet grupi kërkimor i UT për të përballuar studimet dhe kërkime multidimensionale dhe fushave të ndryshme, pasi integrimi në Evropë kërkon studime të këtij karakteri", tha Dhori Kule, rektor i UT. Këtë deklaratë rektori i universitetit të Tiranës e bëri gjatë prezantimit të një prej pedagogëve më të rinj, të fakultetit të Mjekësisë, Altin Veshtit, një mjek kardiokirurg pediatër, i cili gjatë fjalës së tij ju ka bërë apel kolegëve të tij që pavarësisht pengesave që hasin, duhet ta çojnë në fund misionin e tyre. "Të gjithë atyre personave, të rinj apo të vjetër, që studiojnë jashtë, që kanë skepticizëm për kthimin në Shqipëri, që po piqen kushtet dhe ata të kthehen e të kontribuojnë në të gjitha fushat", tha Altin Veshti, mjek-pedagog. Grupi kërkimor shkencor, do të funksionojë pranë Institutit të Studimeve Europiane. Lidhur me kërkimet shkencore duket se ka reaguar e ka vënë në lëvizje mekanizma të ndryshëm edhe Ministria e Arsimit e cila vetëm një ditë më parë, në bazë të urdhrit Nr. 278, datë 20.05.2010 Për krijimin dhe funksionimin e bordit të rekomandimit të literaturës shkencore dhe didaktike për bibliotekat e shkollave në arsimin parauniversitar, sipas urdhrit Nr. 279, datë 20.05.2010 Për krijimin dhe funksionimin e bordit të rekomandimit të literaturës artistike dhe lëndëve shoqërore për bibliotekat e shkollave në arsimin parauniversitar, të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Tafaj, ka njoftuar se : bordi i rekomandimit të literaturës shkencore dhe didaktike për bibliotekat e shkollave do të marrë në shqyrtim botimet me vlera të karakterit formues dhe edukues në fushën e lëndëve shkencore, si dhe botimet didaktike për të gjitha lëndët e programit mësimor. Bordi i rekomandimit të literaturës artistike dhe lëndëve shoqërore për bibliotekat e shkollave do të marrë në shqyrtim literaturën artistike me vlera të spikatura letrare, si dhe botimet me vlerë studimore në fushën e lëndëve shoqërore të programit mësimor. Kriteret që duhet të respektojnë shtëpitë dhe entet botuese për përzgjedhjen e librave që do ti paraqesin për shqyrtim në dy bordet e mësipërme: Bordet do të shqyrtojnë botime të ofruara vetëm nga shtëpi dhe ente botuese.
Last Updated on E Merkure, 09 Qershor 2010 19:49