BB, gati planin për tatimet mbi bankat
planet për një taksë globale. BE duhet të jetë proaktive në ndjekjen e këtij plani, deklaroi Elena Salgado, ministrja spanjolle e financave, pasi kryesoi takimin e ministrave të BE-së në Luksemburg të martën. Michel Barnier, komisioneri i BE-së për tregun e brendshëm, deklaroi se nuk po e braktiste idenë për të përdorur paratë e grumbulluara nga vendosja e një takse mbi industrinë bankare, për të krijuar një rrjet të shtrirë në gjithë BE-në të fondeve të brendshme, që mund të përdorej për të zgjidhur problemet financiare të bankave individuale në të ardhmen. Do të këmbëngulim në këtë çështje, tha z. Barnier. Britania e Madhe e kundërshton idenë. Jorg Asmussen, zv.ministri gjerman i financave, deklaroi: Do të përpiqemi të arrijmë një konsensus global, por kur kjo të jetë e pamundur, jemi të mendimit që duhet të lëvizim përpara në Evropë. Ministrat kanë rënë dakord për fuqi të rrepta ndërhyrjeje për zyrtarët e BE-së, në rast se statistikat ekonomike të vendeve anëtare dyshohet se janë të mangëta. Këto fuqi do ti lejojnë Eurostat-it, agjencisë së statistikave të BE-së, të dërgojë një ushtri financierësh nga Brukseli për të kuruar të dhënat, në rast se kjo do të mendohet e nevojshme.
Gjermania dhe Franca, për ndalimin e CDS
Berlini dhe Parisi, në shenjë të unitetit mes tyre dhe për të qetësuar tregjet, që kanë frikë për divergjenca franko-gjermane, kërkuan bashkërisht nga Komisioni Evropian, që të marrë në konsideratë ndalimin e tregtimit të disa lloj instrumenteve financiarë për aksionet dhe bonot sovrane. Në një letër të përbashkët, të kancelares Merkel dhe presidentit Sarkozi, kërkohet nga kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, përshpejtimin e hapit të reformës financiare në Bashkimin Evropian. Brukseli duhet të përshpejtojë përpjekjet për të vendosur kontroll më të fortë në tregun e Shkëmbimit të Borxheve të Keditit për bonot sovrane, si dhe të Ajrit të Bonove; dhe të prezantojë këto brenda pak javësh, thonë Merkel dhe Sarkozi. "Puna e Komisionit Evropian, duhet të zgjerojë mundësinë e një ndalimi të gjerë në Bashkimin Evropian të shitjes së ajrit për disa lloj aksionesh dhe bonot sovrane, ose të ndalojë shkëmbimin e borxheve të kreditit për bonot sovrane, thuhet në letër. Dy javë më parë Gjermania në mënyrë të njëanshme, ndaloi tregtimin e bonove sovrane në euro, si dhe tregtimin e bonove të 10 institucioneve kryesore financiare gjermane, për të gjithë ata investitorë që donin të shisnin këto bono, pa garantuar më parë blerjen dhe posedimin e tyre.
Fuqizohen eksportet e mallrave kineze
Burime zyrtare kineze konfirmuan se eksportet në muajin maj janë rritur me 50 për qind krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë. Kjo e dhënë ka tejkaluar të gjitha parashikimet dhe rriti më shumë se 3 për qind treguesin e përbërë në bursën e Shangait, pavarësisht se përpara përhapjes së lajmit treguesi lundronte në territor negativ, për shkak të shqetësimit të investitorëve se një recesion i dyfishtë në ekonominë botërore, do të dëmtonte eksportet kineze. Zyrtarisht të dhënat e eksporteve do bëhen të ditura në ditën e enjte. Sipas burimeve, në normë vjetore në maj, eksportet janë rritur me 32.0 për qind në normë vjetore. Një muaj më parë eksportet në normë vjetore u rritën me 30.5 për qind. Të dhënat ndezën një kërkesë të lartë globale për blerje të aksioneve me rrisk të lartë. Surpriza në eksporte është shoqëruar me një rritje të konsumit të brendshëm kinez në normat e parashikuara që nënkupton rritje ekonomike sipas parashikimit. Çmimet konsumatore kineze, në muajin maj u rritën me 3.1 për qind krahasuar me një vit më parë dhe shifra është përshpejtim në lëvizje krahasuar me rritjen 2.8%, në normë vjetore të çmimeve konsumatore në muajin prill. Të njëjtat burime konfirmuan se kreditë e reja në muajin maj arritën në shifrën e 630 miliardë juan. Në muajin prill u dhanë 774 miliardë juan në kredi të reja.