Fletët e Jetës, e vetmja histori pedagogjike në Shqipëri
një monografi arsimore si "Histori Pedagogjike" ndër vite. Një hap, dhe inisiativë të tillë të mundimshme, që i ka kushtuar autorit Hoxha gjashtë vite hulumtim për gati 100 vite arsim në lagjen Rus dhe Shkodër, është kurorëzuar me sukses, në një përurim të madh në teatrin "Migjeni", ku ishin rreth 600 miq dhe arsimtarë, kolegë të Fiqiretit. Në këtë takim të madh, ishin të pranishëm Kryetari i Këshillit Bashkiak Bardhyl Lohja, Drejtoresha e DAR-it në Shkodër Atrida Ferketi, Nënkryetari i Bashkisë Ritvan Troshani, dhe shumë personalitete të arsimit dhe botës akademike në Shkodër. Në përshëndetjen e tyre, ato jo vetëm kanë lartësuar aktin heroik të Fiqiretit në vitin 1993, kur është goditur me thikë nga kriminelët në mbrojtje të nxënësve dhe të shkollës, por edhe punimin i tij tashmë shumë i njohur "Fletët e Jetës". Fjalë të mëdha ka thënë edhe shkrimtari dhe dramaturgu Fadil Kraja dhe po ashtu edhe shumë kolegë të Fiqiret Hoxhës. Fiqireti që në fillim dedikimin e tij, ja ka bërë të atit Fadil Hoxha, arsimtar i nderuar dhe pastaj është marrë në hulumtimin e tij me rrjedhën e transformimin e shkollës në Shkodër, që në vitet 1910-13-të. Shkolla Rus Haslikej, shkolla e Rusit të Vogël, Hadrej, Xhamia Begas, janë ato që i kanë paraprirë arsimit zyrtar në Shkodër dhe patjetër mbas hapjes së Shkollës së Parrucës dhe asaj Popullore" gjejnë një vend të rëndësishëm në monografinë arsimore të Fiqiretit. Në librin e plotë me fakte, dhe ngjarje të zotit Hoxha, dalin rreth 800 emra dhe personazhe të arsimit në Shkodër dhe të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Libri i Hoxhës, ka mbi 270 foto, nga to rreth 50-të tepër të rralla, të cilat demonstrojnë edhe rrugën e madhe dhe personazhet e lartë, të arsimit shkodran dhe kombëtar. Mjafton të përmend Mësuesit e Popullit, Hysen Lohja dhe Qazim Dervishi, Shefqet Kraja Mësues i Merituar, apo edhe Hamdi Bushatin dhe Masar Bushatin, por edhe për të vazhduar me Arrshi Pipën dhe Fadil Krajën dhe profesorët e dëgjuar Shefik Osmani dhe Tomorr Osmani. Patjetër që libri ka edhe emra të tjerë të lartë dhe ndër to edhe aktorin e madh kosovar Bekim Fehmiun, që ka qënë nxënës i shkollës së Rusit që sot ka emrin "Skënderbeg". Fiqeret Hoxha ka hulumtuar në "Bibliotekën e Shkodrës, "Muzeun Historik", Fototekën Marubi", bibliotekat personale dhe ato të shkollave, për të nxjerrë mbas gjashtë vitesh një libër të mbushur me fakte të mëdha dhe të rralla. Ky libër është që nga fillimi një avancim historik ndër vite, dhe referencat e tij janë të shumta.
B.B
Dedin Suli nderohet me urdhrin Naim Frashëri
Në ambientet e MTKRS dje u zhvillua ceremonia e dekorimit të Dedein Sulit me urdhrin Naim Frashëri. Në këtë ceremoni nuk munguan performancat artistike, këngë nga këngëtarë të njohur, por dhe fjala përshëndetëse e titullarit të TKOB. z Zhani Ciko. Ndonëse prej 20 vjetësh bashkë me familjen ai jeton në Padova të Italisë, mbetet i pashkëputur nga zhvillimet artistike në Shqipëri. Dedin Suli u lind në qytetin e Shkodrës më 26 mars 1935, në një familje qytetare me tradita patriotike dhe kulturore.
Në vitin 1948-1950 ai qe nxënës në shkollën 11 Janari në Shkodër. Aty pati fatin të njihej me kompozitorin Prenk Jakova, nga i cili ka dëgjuar përveç muzikës sonë edhe atë të repertorit botëror. Fillimin e karrierës së tij e shënon pjesëmarrja në konkurset kombëtare për valltar profesionist që organizonte Filarmonia Shqiptare në vitin 1951. Aktiviteti artistik i Dedinit fillon me baletin Shatërvani i Bahcesajit (1951) për të vazhduar me Esmeralda, Kujdesi i kotë, Romeo dhe Xhulieta, Lola etj. Ka qenë pjesëmarrës në disa opera dhe filma artistikë. Për aktivitetin e tij është vlerësuar me disa çmime, ndërsa si njohës i fushës ka shkruar dy libra: njëri për valltarin e njohur Besim Zekthi dhe tjetri për koreografin Agron Aliaj. 75-vjetori i jetës po i jep forcë për të mbaruar librin e tretë për historinë e baletit shqiptar. Ndonëse vitet e kanë mënjanuar nga skena, ku për dekada me radhë dha kontributin si kërcimtar e si koreograf, Suli, përmes librave të tij, dokumenton jetën dhe punën e figurave të njohura të baletit apo koreografisë
48 Hour Film project, një projekt për kineastët e rinj
Shoqata Midiprod organizon sot prezanton projektin 48 Hour Film project, me anë të një konference shtypi. Tirana 48 Hour Film Project" do të jetë një festival i jashtëzakonshëm i filmit të shkurtër, në termin e angazhimit të të gjithë të rinjve kineastë, profesioniste dhe amatorë të filmit, duke nxitur prodhimin dhe promovimin e filmave dhe kineastëve të rinj shqiptarë në Shqipëri dhe në Botë. Ai do të bëhet sigurisht një sukses i madh në vendin tonë dhe përfundimisht një festë e jashtëzakonshme e kinemasë për qytetin e Tiranës. TIRANA 48 Hour Film Project" filloi në maj të vitit 2001 në Ëashington dhe tashmë është shtrirë në 86 kryeqytete. Kanë marrë pjesë deri tani rreth 6 milion artistë, kineastë dhe krijues nga e gjithë bota. 48 Hour Film Project erdhi në Tiranë falë përpjekjes të artistit dhe producentit Robert Aliaj Dragot. Me datë 18, 19 qershor 2010, në Teatrin Kombëtar do të shfaqen filmat e realizuar nga grupet e kineastëve. Një juri e përbërë nga personalitete të suksesshme të kinematografisë shqiptare do të shpallë çmimet fitues.