Kërkohej nga Gjermania, kapet në Rinas turku

Aeroporti i Rinasit
Cevdet Mehmet Ali Celik, shtetas turk, i shpallur në kërkim nga Interpoli është ndaluar sot në aeroportin e Rinasit në Tiranë.
Arrestimi i tij është bërë për llogari të drejtësisë gjermane, pasi dyshohet për kryerje të trafikut të lëndëve narkotike.
Cevdet Mehmet Ali Celik ishte nisur nga Turqia, ndërsa sapo ka zbritur në Shqipëri ndaluar nga policia.
Mësohet se kjo nuk ka qenë hera e parë që Çelik ka udhëtuar drejt vendit tonë, pasi rezulton se ai ka vizituar Shqipërinë edhe në vitin 2007.