LSI mbledh Komitetin Organizator, nis gara për kreun e partisë
Meta: Klasa politike të ngrihet mbi interesat personale, të punojë për integrimin
Luan Rama: Garë transparente për fitoren e LSI në 2013-ën
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur dje kryesinë e partisë ku është shpallur zyrtarisht edhe gara për kreun e ri të kësaj force politike. Për kreun e LSI, do të garojnë kryetari aktual i saj, Ilir Meta dhe sekretari i përgjithshgëm i saj, Luan Rama. Në fjalën e tij, Ilir Meta vlerësoi rolin e LSI-së në dobi të stabilitetit të vendit, por edhe për proceset integruese. Ai kërkoi nga faktori politik shqiptar që të dalë mbi interesat personale.
Ai deklaroi se përmbushja e reformave dhe është mënyra më e mirë për përshpejtimin e proceseve integruese të vendit. Sipas tij, klasa politike duhet të ngrihet mbi interesat personale dhe të bashkëpunojë në interes të vendit.
Meta deklaroi gjithashtu se, LSI do të jetë një formacion shumë konstruktiv ndërsa ftoi të rinjtë që të jenë aktiv në garë.
Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ritheksoi qëndrimin e tij se nuk kandidon për të mundur Ilir Metën, por që LSI të fitojë zgjedhjet e 2013-ës ndërsa shtoi se duhet të zhvillohet një garë transparente dhe jo me debate jashtë korridoreve..