Kërkohej nga drejtësia italiane, arrestohet në Elbasan 38-vjeçari
Policia e Elabasanit ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të shumëkërkuar nga drejtësia italiane.
Olsi Shaqlli, 38 vjeç është vënë në pranga në Elbasan, pasi akuzohet nga drejtësia italiane për “grabitje me armë” dhe “vrasje në bashkëpunim”.
Gjykata e Barit ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për 38 vjecarin Shaqlli, i cili pas arrestimit priten të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj.