BQE: Ekonomia e Evropës vijon të jetë e brishtë
Bruksel- Presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane Mario Draghi dëshmoi në Komitetin Ekonomik dhe Monetar të Parlamentit Evropian i Punëve gjatë ditës së hënë ku tha se pavarësisht situatës së përmisuar gjendja në Eurozonë mbetet e brishtë.
‘Nëse ne jemi duke bërë më shumë se kaq…ne duhet të shikojmë cila është situata jonë, të shohim të dhënat dhe zhvillimet dhe pastaj ne do të ndërtojmë mendimin në Këshillin Drejtues rreth veprimeve që do të marrim më pas’- tha Draghi.
Lidhur me rolin e BQE-së në lidhje me rregullimet e programeve Draghi tha: ‘Rezulota efektive e krizës ka nevojë për veprime të guximshme nga Banka Qendrore po ashtu ka nevojë për veprime të guximshme nga aktorët e tjerë të politikës sidomos qeveritë. Duke qënë se asistenca financiare mund të jrtë vetëm e përkohshme cilësia e reformave dhe zbatimi i tyre janë absolutisht thelbësore’.
Në një vizion afatgjatë të Eurozonës Draghi parashikon: ‘Pse ne kemi ende tensione në një numër të segmenteve të tregut? Po e theksoj se shumë është bërë në vendet si dhe në zonën Euro në termat e reformave ekonomike dhe të qeverisjes. Por ne ende kemi nevojë për zbatimin e plotë’.
Duke shtuar se mesazhi qëndror është se Euro ndodhet këtu për të qëndruar dhe zona Euro do të marrë masat e nevojshme për ta siguruar këtë. Sa i takon integrimit në Eurozonë Draghi tha se zona ka nevojë të shkojë drejt një ndarjeje të mëtejshme të sovranitetit në fushën fiskale ekonomike.
Draghi tha për reformat në Eurozonë se shumë qeveri i kanë nisur tashmë. ‘E kam thënë shumë herë, krahasuar me 6 muaj më parë, në Nëntot të vitit të shkuar kur në ishim pranë një aksidenti të madh të kredisë, bota është tanimë krejtë një tjetër. Shumë progres është arritur në përpjekjen e konsolidimit fiskal dhe në reforma’.
Sa i takon bashkimit të bankave zoti Draghi tha se duke u kthyer në samitin e Qershorit mendon se ai takim shënoi një hap të madh.
‘Angazhimi i krerëve për të pasur një mbikqyrje të sukseshme ishte një pikë e fortë. Dhe kjo është arsyeja se përse ne duhet të presim një propozim të fortë nga Komisioni që do ta vendosë BQE-në në një pozicion për ta kryer detyrën e saj më me efektivitet dhe pa rreziqe për reputacionin e saj’.
Draghi foli po ashtu për rolin e bankës në menaxhimin e krizës ku tha se në momentet kur vendet kanë bilance të paqëndrueshme të llogarisë korente, kur s’ka fragmentin e zonës Euro s’mund të ketë çmime të stabilizuara si një produkt i stabilitetit financiar.
Dorina Bilbili/IDEA/