E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ raporton në Kuvend, mungon Ristani

Opozita reagoi ndaj kësaj mungese duke e konsideruar 'të padrejtë'. Në një prononcim për mediat, deputeti socialist i komisionit, Damian Gjiknuri e quajti të papranueshëm faktin që një raportim kaq i rëndësishëm të bëhet nga sekretarja e përgjithshme e institucionit.
     
"Praktika është që raporti vjetor të bëhet nga krerët e institucioneve", tha ai. Por, kryetari i komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali theksoi se mungesa e kryetarit të KQZ-së nuk përbën shqetësim, pasi dhe sekretarja e përgjithshme e Komisionit Zgjedhor është kompetente për të dhënë përgjigje lidhur me punën vjetore të këtij institucioni. /Start/

                                                                                             2012-07-09 13:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›