E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohej per prostitucion, kapet me pistolete

Elbasan- Policia e kishte shpallur ne kerkim ekstra, por gjendet ne qender te qytetit dhe i armatosur. Zbulimi i nje rrjeti te shfrytezimit dhe ushtrimit te prostitucionit me te mitura ne Elbasan, ka cuar agjentet ne arrestimin e nje te dyshuari si ndermjetes qe i shpetoi aksionit te pare. Bredion Kurti, 20-vjec, me banim ne lagjen “Aqif Pasha”, u vu ne pranga mengjesin e djeshem ndersa levizte i lire ne rruget kryesore. Gjate kontrollit fizik agjentet i zbuluan edhe nje pistolete tip “Zastava” qe Kurti e mbante pa leje. Burime zyrtare te policise thane dje per gazeten “KJ” se ndalimi eshte kryer ne Bulevardin qendror te qytetit dhe jane habitur ndersa vune re tek ecte i pashqetesuar ne kembe i dyshuari. Kurti akuzohet per ndermjetesim te prostitucionit me te mitura, hetim i nisur dy jave me pare nga policia vendore. “Seksioni i kerkimit prane kesaj drejtorie e kishte shpallur ne kerkim policor me shkrese ekstra qe prej dates 6 gusht 2008, pasi kishte shoqeruar ne nje hotel te mituren me inicialet P. C., 15 vjece, e cila ka kryer marredhenie seksuale me nje te panjohur”, thane burime zyrtare te policise per kete rast. Pas ngjarjes se denoncuar nga nje telefonate anonime, agjentet shoqeruan nje te dyshuar po si ndermjetes dhe shpallen ne kerkim Kurtin. Kurse personi qe shkoi ne shtrat me te mituren mbeti misterioz per hetuesit, edhe pse vajza u mor ne pyetje per disa ore dhe dha karakteristikat e tij.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›