Nipi nen akuze, vrau dajen biznesmen
Bedford- Nipi vrau dajen e tij biznesmen pas nje grindje, ndersa Prokuroria e SHBA-ve ne Bredford ka ngritur akuzen per 32-vjecarin. Marash Gjocaj dyshohet si personi qe masakroi dhe me pas e copetoi trupin e Zef Vulajt, pronarit te disa restoranteve luksoze ne Danburi te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ai i kishte futur copat ne nje qese, duke i hedhur ne nje pyll larg zones se banimit. Gjocaj eshte derguar ne nje burg ne Konektikat, ku dhe do te prese te nise gjykimi ndaj tij. Ai akuzohet se eshte autori i vrasjes se dajes, me te cilin ishin partnere biznesi dhe drejtonin nje lokal ne rrugen kryesore te Danburit. Mediet amerikane thane se trupi i shqiptarit Zef Vulaj, i njohur dhe si Xho Vuli, u gjet i copetuar ne disa pjese me 24 prill te vitit te kaluar, gjate nje aksioni pastrimi nga vullnetaret, me rastin e dites se Tokes. Vulaj, se bashku me anetare te familjes se tij, kishin ne pronesi disa restorante ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne kohen e vrasjes, sipas policise, 32-vjecari Marash Gjocaj jetonte ne banesen e dajes.