SHBA, ne rrezik gjyqi kunder shqiptareve
NJU JORK- Pese personat e akuzuar per komplot ndaj bazes amerikane Fort Diks, tre prej te cileve shqiptare, do te dalin ne gjyq pas pak javesh ne Kampden. Por nje kerkese e befasishme e te dyshuarve rrezikon shtyrjen e tij ne nje afat te dyte, pasi sic bene te ditur mediet ne SHBA, deshmitari kryesor eshte thirrur me detyre ne Irak. Tre nga te dyshuarit, vellezerit Shain, Dritan dhe Elvir Duka, jane emigrante nga Shqiperia, ndersa Muhamad Shnefer eshte gjeorgjian dhe Serdar Tartar me origjine nga Turqia. Ata akuzohen nga FBI-ja per komplot ndaj bazes amerikane, per pergatitje te veprimeve te armatosura per te vrare ushtaret amerikane. “Ne kerkesen e bere nga mbrojtesit e te pandehurve per shtyrjen e gjyqit thuhet se nje rezervist ushtrie, Gregori Li, qe njekohesisht eshte agjent federal ne pension, me eksperience ne ceshtjet e terrorit, ka kaluar 142 ore ne rishikimin e fakteve dhe eshte pergatitur te deshmoje ne favor te mbrojtjes”, thuhej ne faqet e gazetave amerikane dje. Aktualisht ai eshte me detyre ne Irak dhe avokatet e kane te veshtire ta zevendesojne per shkak te kohes se pamjaftueshme. Gjyqi nis ne Kampden me 29 shtator. “Te peste te akuzuarit, perfshi tre shqiptaret, e kane shpallur veten te pafajshem. Nese pranohet kerkesa per shtyrje, atehere seanca mund te nise pas disa muajsh”, raportuan mediet. Shtypi e ka cilesuar si procesin me te madh gjyqesor per terrorizmin pas sulmit te kullave me 11 shtator te vitit 2001. Ata u arrestuan ne muajin maj te vitit 2007, pas nje operacioni 15 mujor investigimi nga ana e FBI-se qe sekuestroi edhe nje sere armesh e materialesh te dyshimta.