E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vajza arratisen nga Linza

Sarande- Dy vajza qe kishin braktisur qendren e trajtimit te femrave te trafikuara e te dhunuara ne Linze te Tiranes, jane kapur nga policia kufitare e Qafe Botes. Zbulimi eshte bere rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem, ndersa pas marrjes ne pyetje K. M., dhe M. Z., 18 dhe 22 vjece, jane shoqeruar per ne qendren “Vatra” te Vlores nen masa sigurie. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare nga policia e Sarandes per gazeten “KJ”, ndersa mesohet se destinacioni i tyre ka qene trafikimi drejt Greqise per qellime te ushtrimit te prostitucionit. Vajzat kane rrefyer se ishin larguar me deshiren e tyre dhe se nuk kishin ndonje tutor qe kujdesej per to. Policia tha se te dyja te dyshuarat per tentative te kalimit te paligjshem te kufirit jane nga qyteti i Lezhes dhe te proceduara me pare per ushtrim prostitucioni.

Odiseja e udhetimit te vajzave nis tre muaj me pare, kur K. M., 18 vjece, ka braktisur fshehurazi qendren e rehabilitimit te Linzes pa leje, duke udhetuar me dite te tera deri sa ka mberritur ne qytetin e Sarandes. Sipas burimeve nga polica, ato kishin per qellim kalimin e kufirit ne menyre te jashteligjshme. Pasi kane fjetur dy nete ne nje nga hotelet e lira te qytetit, ato kane hipur ne autobusin e linjes Sarande-Qafe Bote dhe jane larguar. Polica ka pasur dijeni se dy vajzat synonin te kalonin pertej kufirit dhe ka organizuar kontroll te imtesishem ne mjetin e transportit.

Burime zyrtare thane se menjehere te dyshuarat jane shoqeruar per ne komisariatin e Sarandes, ku dhe jane marre ne pyetje per qellimin e levizjes drejt kufirit, ndersa nuk kane pasur asnje dokument me vete. Vajzat kane rrefyer se qellimi i tyre ka qene mberritja ne Greqi. Aty do te kerkonin ndonje pune te ligjshme, ose te rinisnin zanatin nga e para, ushtrimin e prostitucionit kundrejt perfitimit. Policia po kryen hetime per te zbuluar edhe trafikantet e mundshem te tyre.

“Ne Greqi per te mbijetuar”

Per rreth dy ore agjentet e zyres Antitrafik kane hetuar per dy te dyshuarat dhe njerezit e perfshire ne rrjetin e trafikimit. Gjate marrjes ne pyetje K. M., eshte shprehur se nuk mund te kthehej ne shtepine e vete pasi nuk e pranonte familja dhe M. Z., nuk donte te kthehej me tek prinderit e saj. Si rruge shpetimi kishin zgjedhur kalimin e kufirit dhe qendrimin ne shtetin fqinj, duke siguruar te ardhura nepermjet ushtrimit te prostituimit. Dy vajzat ishin kapur kohe me pare ne Tirane dhe ishin strehuar ne qendren e Linzes ku dhe trajtoheshin per t’i mbajtur larg prostituimit.

Strehimi ne Vlore

Pas perfundimit te hetimeve paraprake mbi dy vajzat e arratisura nga qendra e trajtimit ne Linze te Tiranes eshte marre kontakt me drejtuesit e saj dhe me pas eshte rene dakord qe ato te dergoheshin ne qendren “Vatra” qe ishte dhe me afer. Kjo ka qene edhe deshira e vete vajzave qe nuk preferuan te ktheheshin ne kryeqytet, andej nga kishin organizuar edhe arratisjen tre muaj me pare.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›