E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohen kater akademike

Kandidaturat Te hapura fushat e gjuhesise trashegimise kulturore mjekesise dhe matematikes

Asambleja e Akademise se Shkencave te Shqiperise ka vendosur te hape 4 fusha te reja per titullin Akademik. Ato jane fusha e gjuhesise e trashegimise kulturore e mjekesise dhe e matematikes. Ne perputhje me Statutin e Akademise se Shkencave kandidaturat pritet te paraqesin dokumentacionin e tyre ne zyren e Protokollit te Akademise se Shkencave deri me 15 nentor. Kriter themelor ne perzgjedhjen e anetareve te rregullt te Asamblese te Akademise se Shkencave ne Republiken e Shqiperise eshte aftesia krijuese e zbatuese si dhe vizioni i kandidateve per zhvillimin e shkences ne fushen perkatese. Kandidati duhet te jete drejtues i spikatur brenda fushes se ngushte te kerkimit shkencor te kete udhehequr kerkime ne fusha te rendesishme te shkences te kultures e te ekonomise te kete treguar aftesi ne pergatitjen e kualifikimin e specialisteve te studiuesve dhe te shkencetareve te rinj. Tregues te vleres se plote te kandidatit jane botimet shkencore origjinale artikuj monografi etj. te pranuara si te tilla nga opinioni shkencor brenda dhe jashte vendit projekte e programe te rendesishme kerkimi e zhvillimi brenda dhe jashte vendit. Ne dobi te kandidimit eshte ushtrimi i veprimtarise shkencore ne qendra te kerkimeve te perparuara shkencore dhe universitare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›