E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohet edhe certifikata e Matures Shteterore

Ata qe duan te studiojne ne Itali kane afat deri me 11 gusht, ora 12:00 per te dorezuar dokumentet te mbyllur brenda nje zarfi. Ky afat eshte lene pasi pritet et dalin edhe rezultatet e provimeve me zgjedhje. Nderkohe qe kandidatet per studente qe fitojne te drejten e studimeve ne nje universitet italian duhet te bejne nje kerkese per kthimin e defteses origjinale te Pjekurise si dhe te asaj te Matures Shteterore, te cilat, se bashku me Certifikaten e CELI 3, iu duhen per t'u regjistruar ne sekretarite e universiteteve italiane. Per te gjithe ata qe mbarojne maturen kete vere, brenda dates 11 gusht 2008, ora 12:00 dhe jo me vone, duhet te dergojne me zarf, prane ambasades italiane, deftesen e pjekurise ne origjinal, firmosur dhe vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit, me pas perkthyer ne italisht ne cdo pjese te saj, noterizuar tek noteri dhe ne fund legalizuar ne Ministrine e Jashtme Shqiptare. Vetem pasi ky origjinal te jete vulosur e firmosur ne Drejtorine Arsimore te Rrethit dhe ne Ministrine e Arsimit, te jete perkthyer, te jete noterizuar dhe ne fund te jete legalizuar ne Ministrine e Jashtme Shqiptare duhet t'i beni dhe dy fotokopje te panoterizuara, por te kapura vec e vec me pincete kancerelie te gjitha fletet perfshire vulat e institucioneve shqiptare, perkthimin, noterizimin dhe legalizim ne Ministrine e Jashtme qe i keni bere origjinalit. Gjithashtu ne zarf duhet te jete edhe certifikata e "Matures Shteterore" ne origjinal, leshuar kete vit nga Agjencia Qendrore e Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve (AVA). Vetem pasi ky origjinal te jete perkthyer, noterizuar dhe ne fund legalizuar ne Ministrine e Jashtme Shqiptare duhet t'i beni dhe dy fotokopje te panoterizuara, por e te gjitha fleteve perfshire perkthimin e noterizimin dhe legalizim ne Ministrine e Jashtme qe i keni bere origjinalit.

Para 2008

Ata te cilet e kane e kane mbaruar maturen vitet e meparshme, por provimet e Matures Shteterore i kane dhene kete vere, duhet te dorezojne nje zarf qe te permbaje certifikaten e "Matures Shteterore" ne origjinal, leshuar kete vit nga Agjencia Qendrore e Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve (AVA).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›